Aktorja amerikane Jamie Lee Curtis ka treguar me krenari se fëmija i saj i vogël është transgjinor.
Ikona 62-vjeçare tregoi se ajo dhe bashkëshorti Christopher Guest 'kanë parë me habi dhe krenari si djali jonë u bë vajza jonë Ruby', tha në një intervistë të re me revistën AARP .
Curtis gjithashtu tha se Ruby - i cili më parë njihej si Thomas - po planifikon të martohet vitin e ardhshëm.

Ruby, 25 vjeçe, është redaktore e lojërave kompjuterike, dhe Curtis dhe Guest gjithashtu kanë një vajzë 34-vjeçare, Annie, e cila është instruktore vallëzimi.
Në intervistën, e cila u krye me lejen e Rub-it, Jamie Lee përshkroi se si ajo ka hedhur poshtë idenë e vjetër se gjinia është fikse dhe përkundrazi është duke e mbështetur në idenë se jeta është një "metamorfozë e vazhdueshme".



