Shkon në 12 bilanci i viktimave nga aksidenti në Kroaci/ Zjarrfikësi: Ishte si një film horror

Shkon në 12 bilanci i viktimave nga aksidenti në Kroaci/ Zjarrfikësi: Ishte si një film horror

Është rënduar në 12 bilanci i viktimave në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci. Njëri prej zjarrfikësve që mbërriti i pari në vendngjarje e konsideroi skenën si tronditëse.

Në një prononcim për median “Jutarnji” ai rrëfen:

Ishte e tmerrshme. Ishte si të shikoje një film horror. Na telefonuan në 5:50 të mëngjesit. Po nxirrnim të vdekurit, ishin më shumë se 10 të tillë. Autobusi u përplas në kanal dhe e gjithë pjesa e përparme e autobusi u shtyp. Autobusi dukej sikur kishte goditur një mur. Një shofer doli nga xhami i përparmë dhe tjetri ishte në autobus. Nuk kam përjetuar diçka të tillë që kur jam një zjarrfikës dhe unë jam 60 vjeç”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia dyshohet se mjeti ka dale nga rruga. 

Në korrik të vitit të shkuar një aksident i ngjashëm ndodhi në autostradën kroate, ku u përfshi një autobus i Kosovës. Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 44 të tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy