Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ndërhyrjen për prishjen e objekteve pa leje në pyllin e Sodës në Vlorë.
Aksioni i IKMT ka vijuar në ditën e tij të dytë, ndërsa në total për t’u shembur janë 10 objekte.
Sipas asaj që konfirmohet bëhet fjalë për lokale të vogla apo objekte të cilat janë të ndërtuara pa leje apo që nuk janë kualifikuar nga procesi i legalizimit.
Mësohet se aksioni i IKMT pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.



