Gjymtimi gjenital femëror është një praktikë që përfshin ndryshimin ose dëmtimin e organeve gjenitale të jashtme femërore për arsye jo mjekësore.
Është një formë e dhunës me bazë gjinore që ka efekte negative në proceset e zhvillimit duke kompromentuar aftësinë e grave për vetëvendosje.
E njohur ndërkombëtarisht si një shkelje e të drejtave të njeriut , rreth 200 milionë vajza dhe gra në mbarë botën kanë përjetuar një formë të gjymtimit gjenital femëror.
Ndërsa praktika është në rënie në shumicën e vendeve ku është e përhapur, shumica e tyre po përjetojnë gjithashtu ritme të larta të rritjes së popullsisë, që do të thotë se numri i vajzave që i nënshtrohen gjymtimit gjenital femëror do të vazhdojë të rritet nëse praktika vazhdon në nivelet aktuale.
“Edhe pse është i përqendruar kryesisht në 30 vende të Afrikës dhe Lindjes së Mesme , fenomeni i gjymtimit gjenital femëror është një problem universal, i përhapur gjithashtu në disa vende të Azisë dhe Amerikës Latine”, nënvizojnë Kombet e Bashkuara.
Gjymtimi gjenital femëror vazhdon të ndodhë në mesin e popullatave emigrante që jetojnë në Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut, Australi dhe Zelandën e Re. Krizat aktuale humanitare si epidemitë, ndryshimet klimatike dhe konfliktet e armatosura mund të shkaktojnë një ngadalësim drejt arritjes së barazisë gjinore dhe eliminimit të gjymtimit gjenital femëror deri në vitin 2030.



