Nesturi: PD po ndahet në dy kampe ku ska më marrëveshje, problem mungesa e lidershipit (VIDEO)

Nesturi: PD po ndahet në dy kampe ku ska më marrëveshje, problem mungesa e lidershipit (VIDEO)

Analisti Plator Nesturi në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ teksa ka komentuar lidhur me situatën politike ku ndodhet Partia Demokratike u shpreh se aktualisht nuk ekziston më mundësia që mes palëve të ketë një marrëveshje. Ai tha se PD tashmë po ndajhet në dy kapmë ku secila do shohë zhvillimet e veta, ndërsa shtoi se fatkeqësi mbetet që ato janë duke u marrë me njëra-tjetrën dhe jo me të bërit opozitë.

Nuk kemi të bëjmë me një ndarje të thjeshtë dhe në fund të fundit në bazë të kësaj përplasje ku dy grupe nuk gjejnë dot vetveten ndahen për të krijuar forcën e vet. Akti dhunës ishte paralajmëruar dhe ai do i çonte palët në papajtueshmëri totale. Ishte djegia e urës së fundit që kishte ngelur ajo që e bënte PD si një unitet unik. Tani s’mund të ketë më bashkëpunim mes palëve derisa janë përmendur gjakderdhja, mundësia se mund të kishte të vrarë, pra ka vajtur aty ku nuk mund të imagjinohet dot se këto dy palë mund të gjejnë një zgjidhje tjetër.

E keqja e madhe e PD është fakti që nuk ka më në terren sot një lidership. E ka shteruar limfën e saj të prodhimit të liderit dhe për këtë përgjegjës janë fillimisht Berisha që u kujdes për fidanin duke prerë degët e tjera dhe më pas Basha që e vijoi këtë gjë duke kositur gjithçka që mund ti prishte punë në ecurinë e tij si lider. Pra të dyja palët e shteruan atë që mund të përbente sot një alternativë zgjidhje. Në këto 4 muaj foltoret ishin në aspektin personal Berisha- Basha. Kjo situatë do të çonte PD në një ndarje të përdhunshme, ku palët p[o merren me njëra-tjetrën dhe jo me opozitën dhe kjo është një tjetër fatkeqësi.

Më tej Nesturi tha se ajo për të cilën ka nevojë aktualisht Partia Demokratike është fuqia e votës, pasi sipas tij shumica e demokratëve sot nuk janë më as me Berishën dhe as me Bashën. Ndër të tjera ai shprehet se sot nuk ka vlerë godina, vula apo simbolet, sepse ‘kështjella’ është shembur, por protesta dhe lëvizja ishte një akt i Berishës për të treguar se mund ta mundë Bashën, kur në të vërtetë nuk ndodhi asgjë.

Ajo që duhet është fuqia e votës. E keqja është se nuk shoh lider të tjerë që të frymëzohen dhe dy palët e kanë mbajtur diskursin politik mes dy figurave, Basha- Berisha. Shumica e demokratëve mendoj se nuk janë as me njërin dhe as tjetrin dhe në rast se njëri prej tyre do kishte vërtet shumicën por fakti që se kanë pasur këtë gjë kanë bërë një veprim kumarxhiu vetëm për ta marrë me ndërhyrje të shpejtë një barrikadë sulmi. Sot për shembull nuk ka velrë as logoja, godina apo vula sepse një parti politike nuk përbëhet nga ato dhe sot s’ka asgjë të përbashkët në këtë ngrehinë ku është PD, kështjella është shkërmoqur.

Ky ishte akt për të treguar se unë mund të arrij të mposhtë ty, por nuk ndodhi asgjë, ata vajtën për të nxjerr Bashën jashtë dhe po ashtu Basha nuk mund të thojë se është qesharake se ka blinduar dyert për dekor. Kjo parti realisht nuk është ajo që ka qenë po ndodh beteja se çfarë do trashëgohet nga kjo kufomë politike që është shtrirë në tokë që është PD. Shoh se s’ka motiv për ata deputet që janë aty dhe të bëjnë një betejë. Ata më tepër do shohin interesat e tyre për mbijetesë politike sesa ti binden Bashës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy