Ben Andoni: Vettingu në politikë i vështirë. Gara në PD e nevojshme (VIDEO)

Ben Andoni: Vettingu në politikë i vështirë. Gara në PD e nevojshme (VIDEO)

Analisti Ben Andoni nga studio e lajmeve të MCN TV ka komentuar lidhur me propozimin e Partisë Demokratike për vetingun në politikë për të cilin u shpreh se kjo do jetë e vështirë veçanërisht në kushtet ku ndodhet Partia Demokratike tani.

Sipas tij vettingu në politikë është diskutuar edhe më parë, edhe me Venecian e cila ka nxjerr në pah dobësi të madhe të reformës në drejtësi. Sipas tij, humbja e kohës për vetingun në politikë po bëhet për të fituar kohë nga të dyja palët.

Besoj se do jetë i vështirë vetingu në politikë për arsyen e vetme se nëse PD do bënte një etnitetit monolit kjo do bënte sens, por PD para kuvendit shfaqet e dëmtuar e bën të dobët një kërkesë të tillë. Është në logjikën e kohës që po bën Basha. Ndërkohë qe ne e dimë se vettingu në politikë është diskutuar edhe më parë, edhe me Venecian e cila ka nxjerr në pah dobësi të madhe të reformës në drejtësi, por pazotësinë që po nxjerr reforma. Më duket se është krejt e paqartë PD. Forcimin e institucioneve bazike si ILDKP por dhe demokracinë e brendshme të partive dhe tani në këtë moment mjafton të shohësh se nuk funksionon statuti në parti.

E ke të vështirë të gjesh tani interpretime statuore në parti. Humbja e kohës për vetingun në politikë po bëhet për të fituar kohë nga të dyja palët për të mos e lënë këtë monopol në vend. Ato po sjellin atë prirje që po ndodh në Evropë ku partitë janë pragmantuar shumë ku PD dhe PS nuk po përfaqësojnë qytetarët. Mendoj se partitë e vogla duhet të fuqizohen dhe përfaqësojnë komunitete më të vogla. Ne problemin e pronës nuk e kemi të zgjidhur sot e kësaj dite.

I pyetur se Berisha ka njoftuar ambicien e tij për kryetar të PD, si e mendon se do shkohet në garë për lidershipin e ri, Andoni tha se garë të vertët nuk ka dhe se sipas tij nëse Berishës dhe Bashës do i dhimbsej partia të dy duhet të tërhiqeshin.

Garë të vërtetë jo, por që është e nevojshme gara në PD është. Por ajo që e prish imazhin në PD është që para 3 muaj kur Berisha ishte pjesë duhet të vendosnin pikat mbi I, por jo me sens si veproi Basha ndaj Berishës. Momentet kur duhet të vendosin. PD e quan kuvend, nëse nuk respekton këto dhe përderen për interesat e dy njerëzve mendoj se dëmin më të madh po e merr demokracia jonë. Më e mira do ishte të kishte një kandidim jashtë këtyre dy personave. Nëse do ketë një interpretim të drejtë statuor dhe të mund ti hapin rrugë platformave të njerëzve. Në këtë moment me çfarë shoh nëse të dyve u dhimbset partia të dy duhet të tërhiqen. Mendoj se Rama po vazhdon ti bëj opozitë vetes vetë pa opozitë para ndërkohë që kemi një opozitë. Nuk arrij ta kuptoj se si nuk arrijnë ta duan këta dy persona PD. Vlerësoj qëndrimin e zotit Alizoti dhe po ashtu se si e ka paraqitur strukturën Kadilli, por ka dhe individë të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy