Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme anti- korrupsion ku për 3 orë i është përgjigjur pyetjeve të hetuesve në lidhje me aferën e sterilizimit.
Ai ka shkuar në SPAK me automjetin në pronësi të Ermal Kurtulajt, ish-koordinator i një projekti të BE, personazhit kyç në hetimet për pastrimin e parave.



