Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale. Rama ka shpërndarë një shkrim të britanikes “Telegraph”, e cila në një shkrim të titulluar “30 qytetet më të bukura në Europë” rendit mes tyre edhe Beratin.
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të një prej mediave më të mëdha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë duke veçuar se: "Mangalem, lagjia e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij."



