Fshati Rrostej pa rrugë, banorët: Bashkia Rrogozhinë na ka braktisur. Ujin e kemi nga Zoti, energjinë nga Enveri

Fshati Rrostej pa rrugë, banorët: Bashkia Rrogozhinë na ka braktisur. Ujin e kemi nga Zoti, energjinë nga Enveri

Banorët e fshatit Rrostej në Rrogozhinë vuajnë mungesën e rrugës prej vitesh. Ata thonë se kjo ka sjellë si pasojë e kësaj, fshati është shpopulluar. Shkolla e fshatit është mbyllur, ndërsa ata pak fëmijë që kanë mbetur detyrohen të përshkojnë çdo ditë për të shkuar në shkollën më të afërt.

Kjo është fytyra e bashkisë. Fëmijët bëjnë 12 km për të shkuar në shkollë në Rrogozhinë. Shkolla këtu, dikur me qindra nxënës, është mbyllur. Çdo njeri sakrifikon për fëmijën e vet. Ky fshat ka qenë 80 familje, afërsisht 400-500 banorë. Në këtë shkollë vinin nga zona të Tiranës e Peqinit. Kanë ikur për mungesë shërbimesh. E para rruga, e dyta arsimi. Kanë mbetur vetëm 5 familje. Vijnë punojnë gjatë sezonit, kanë mbjellë ullinj. 30 vjet demokraci e të mos mendosh për këta njerëz. Këta janë njerëz, kanë nevojë për shërbim, nuk po kërkojnë as punë, as gjë. Thjesht rrugë. Unë them që është vjedhur.

Për rrugën e re të fshatit, Bashkia e Rrogozhinës ka miratuar një fond prej 60 milionë lekësh të vjetra. Por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, banorët e këtij fshati nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Nuk ka as shkollë, as shërbim shëndetësor. Rrugë nuk ka. Ujë shyqyr Zotit e kemi nga burimet natyrore. Energjinë na e ka sjellë largqofti Enver Hoxha. Fondi është kaluar në buxhetin e 2024. Është miratuar me votat e këshillit bashkiak. Na e kanë premtuar, tani ne duam të dimë pse ndryshuan qëndrim. Kanë 30 vjet që paguajnë taksa. Nuk meritokan asgjë këta? Pse nuk investojnë? Janë ose të paaftë ose të pangopur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy