Lena: Harta e re prish balancat e gjyqësorit me popullsinë, bojkoti i seancave, qëllim i sensibilizimit të opinionit (Video)

Lena: Harta e re prish balancat e gjyqësorit me popullsinë, bojkoti i seancave, qëllim i sensibilizimit të opinionit (Video)

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, nëse do ta vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore pas miratimit të hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Lidhur me këtë çështje, në një komunikim përmes skype për edicionin e lajmeve në MCNtv,  Arben Lena, Kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Korçë, thotë se bojkotimi i seancave ka të bëj me sensibilizimin e opinionit dhe se me kohë Dhoma e Avokatisë ka dhënë ndihmën e saj për reformën ne Drejtësi, kurse tani nuk merren më parasysh.

Dhoma e Kombëtare e Avokatisë me kohë ka dhënë ndihmë e saj për Reformën ën Drejtësi por kur del se reforma nuk po arrin atë që duhet. Duhet ta ndajmë reformën në drejtësi me hartën gjyqësore, harta gjyqësorë, në çdo vend ndryshojnë, shihen, adoptohen me lëvizjes e popullsisë dhe nevojat për shtim gjykatash ose pakësim gjyqtarësh, por këtu nuk ndoh. Hartat e reja që ka paraqitur KLGJ, nuk mendoj që MD të mos ketë pasur dijeni, e di që ata nuk kanë për ti marrë parasysh vërejtjet tona, dhe kanë për ta kaluar me VKM.

Ne jemi njohur me vendimet e kolegëve të Shkodrës, Vlorës dhe Lezhës dhe nesër në ora 8, Dhoma e Avokatisë në Korçë, ka një mbledhje ku anëtarët e saj do të vendosin të bojkotojnë seancat gjyqësore ose të vazhdojnë të procedojmë më tej.

Jemi ne situatën ku kjo hartë do të prish balancat e gjyqësorit me popullsinë, bojkoti i seancave bëhet me qëllim të sensibilizimit të opinionit dhe nuk paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.

Është paralajmëruar çuarja e Hartës së re gjyqësore në Kushtetuese deri në Strasburg, në rast se miratohet nga qeveria, thotë Lena.  

Sipas tij, shkuarja deri atje, nënkupton fitore e pastër për Dhomën e Avokatisë, meqë sipas kërkesave të miratuara nga Këshilli i Evropës, një gjykatë duhet të jetë 30 km larg popullatës dhe si e tillë ne nuk i plotësojmë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy