Hetimi / Denoncuesja ishte me gjyqtarin 2 ditë në Kosovë

Hetimi / Denoncuesja ishte me gjyqtarin 2 ditë në Kosovë

Stetësja me inicialet R.I, që denoncoi skandalin seksual me kryegjyqtarin e Gjirokastrës Guximtar Boçi, ka udhëtuar një fundjavë me këtë të fundit, drejt Kosovës. Një fakt i tillë është provuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duke verifikuar hyrje-daljet në sistemit TIMS, mes kufirit me Shqipërinë dhe Greqinë. Veç kësaj prove, prokuroria ka administruar dhe një provë tjetër në dosje që vërteton udhëtimin e R.I, drejt Kosovës.

Një fakt të tillë e deklaron gjyqtarja Blerta Çibuku (Marku), e cila gjatë dëshmisë së dhënë dje para prokurorëve të çështjes ka treguar se shtetësja R.I, ka qënë pjesë e një udhëtimi në Kosovë, udhëtim ky që është kryer me të gjithë stafin e gjykatës së Gjirokastrës. Sipas, gjyqtares Çibuku, ajo ka vënë re se në automjetin ku udhëtonin gjyqtarët ishte dhe shtetësja R.I, të cilës ajo i gjykonte një kërkesë padi për çështjen e ndarjes së një pasurie.

E pyetur nga prokurorët se në çfarë cilësie ishte bërë kjo shtetase pjesë e vizitës së gjyqtarëve në Kosovë, gjyqtarja Çibuku nuk ka qënë në gjëndje të japë shpjegime për këtë pjesë, duke pohuar se vetëm e kishte parë në makinë dhe se s’ka pasur asnjë komunikim me të gjatë kësaj vizite dy ditorë në Kosovë. Prokuroria thotë se pjesë e kasaj vizite ka qënë dhe kryeqjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili ka qënë organizatori i kësaj vizite e zhvilluar gjatë vitit 2015.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy