Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin për shërbimin përmbarimor, Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin (VIDEO) privat (VIDEO)

Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin për shërbimin përmbarimor, Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin (VIDEO) privat (VIDEO)

Presidenti ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.

Për mosdekretimin e ligjit, Presidenti jep disa argumente në një dokument drejtuar Parlamentit.  

Presidenca konstaton se disa nene të ligjit të ri, nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi; shkaqe këto të cilat mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë, apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese të sigurisë juridike, si dhe nismës dhe veprimtarisë së lirë ekonomike.

Kreu i shtetit shprehet se ligji nuk përcakton një mekanizëm të qartë ligjor për të evidentuar nevojën reale mbi përcaktimin e numrit të përgjithshëm të përmbaruesve gjyqësor privat, si dhe shtrirjen e këtij shërbimi në të gjithë territorin e vendit.

Ligji në fjalë, i fundit i paketës së Reformës në Drejtësi, u miratua në seancën e 8 majit 2019 me 90 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy