Çobo: Herpesi është shumë agresiv për sytë, rrezik për nervin optik

Çobo: Herpesi është shumë agresiv për sytë, rrezik për nervin optik

Mjekja okuliste Matina Çobo thotë se herpesi është shumë agresiv për sytë dhe mund të prekë shtresat e syrit.

Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo deklaroi se në qoftë se lihet pa trajtuar dhe tek fëmijët ka shumë gjasa që të ndodhë pasi fëmijët e kanë shumë të vështirë të referojnë një ankesë, ky infeksion mund të përhapet dhe më thellë, nga jashtë në brendësi të syrit dhe bëhet i rrezikshëm kur prek gjithë syrin dhe nervin optik.

Pjesa transparente e syrit, mbi ngjyrën, pëson disa lezione të vogla në formën e vetëtimës, kjo është forma klasike e herpesit që shihet gjatë një vizite te okulsiti.

Me sy të lirë dallojmë skuqjen, fëmija nuk duron dot dritën. Format okulare prekin edhe me forma të prekjes së lëkurës rreth zonës së syrit dhe duke fërkuar lëkurën.

Imuniteti i ulët bën që të përhapet shumë shpejt. Në momentin që fëmija loton më shumë, shihet skuqje, sklepa, apo rrjedhje, duhet vizitë te okulisti pasi vetëm diagnoza e mjekut okulist diferencon trajtimin.

Nuk indikohet kortizonik nëse ka prekje të xhamit të syrit, pasi mund ta dëmtojë më shumë. Ndaj vizita te okulisti është thelbësore.

Format më të mira natyrale për pastrimin do të ishte kamomili që e ziejmë, e lëmë të ftohet dhe me një pambuk të pastër steril, pastrojmë zonën. Këtë ia këshilloj nënave me fëmijë të vegjël.

Kur janë infeksione herpetike, duhet mjekim sistemik, antiviral me një dozim të caktuar.

Për infeksionet herpetike, kohëzgjatja e mjekimit çdo 2-3 javë, por mund të shkojë edhe dy muaj.

Ushqyerja kur kemi lezione në buzë, duhet të jetë sa më e thjeshtuar nga ana e erëzave, sepse ato djegin, kur bien në kontakt me mukozën.

Frutat citrike si limoni, portokalli dhe mandarina duhen ngrënë me kujdes që të mos prekin lezionin herpetik.

Këshillohet sa më shumë vitaminë D, zink, C, një dietë sa më e pasur me fruta dhe perime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy