Lini konfirmohet si vendbanimi më i vjetër në Evropë/ Anastasi: Zbulim epokal, i mirëpritur në botën shkencore

Lini konfirmohet si vendbanimi më i vjetër në Evropë/ Anastasi: Zbulim epokal, i mirëpritur në botën shkencore

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar se vendbanimi pranë fshatit Lin, në Pogradec, është vendbanimi më i vjetër palafit (me shtëpi mbi shtylla) në Evropë. 

Ky rezultat vjen si përfundim i një bashkëpunimi katërvjeçar (2021–2025) mes arkeologëve shqiptarë dhe atyre zviceranë, dhe është cilësuar si një arritje madhore në fushën e arkeologjisë evropiane.

Arkeologu Adrian Anastasi, një prej pjesëmarrësve kryesorë në këtë projekt, deklaroi në emisionin “Zgjohu me MCN” se ky zbulim ka shkaktuar entuziazëm të madh, si në rrafshin shkencor, ashtu edhe në atë shoqëror.

Gjithçka nisi në fund të vitit 2020, menjëherë pas pandemisë. 

Në vitin 2021 ne nisëm programin e plotë të kërkimeve, si në ujë ashtu edhe në tokë. Ishte një periudhë me intensitet të lartë pune, zbulimesh, analizash dhe përgjigjesh. Grupi ynë përfshin Institutin e Arkeologjisë, Universitetin e Bernës dhe Universitetin e Oksfordit. 

Projekti ka sjellë të dhëna të detajuara dhe të rëndësishme për historinë shqiptare, por edhe për atë të Ballkanit dhe të Evropës. 

Në fokus sipas arkeologut, nuk ka qenë vetëm gjetja e objekteve arkeologjike, por veçanërisht studimi i vetë sitit, që mbulon një sipërfaqe prej rreth 6 hektarësh.

Rezultatet tregojnë se kjo zonë ka qenë e banuar që 8 mijë vjet më parë dhe ka qenë e frekuentuar për të paktën 2 mijë vjet, deri rreth 6 mijë vjet më parë.

 Këto të dhëna janë të konfirmuara shkencërisht, por nuk përjashtohet mundësia që datimet të zgjaten edhe më shumë, me avancimin e analizave të reja.

Deri tani janë identifikuar të paktën tre faza të ndryshme vendbanimi, të datuara në periudha të ndryshme: rreth vitit 5800 p.e.s., 5500 p.e.s., si dhe 4300 p.e.s. Këto të dhëna janë nxjerrë si nga gërmimet në tokë, ashtu edhe nga ato në ujë.

Konfirmimi se Lin është vendbanimi më i vjetër palafit në Evropë, thotë Anastasi, është bërë përmes analizave dendrokronologjike dhe të karbonit-14, të kryera në laboratorët më të avancuar të Universitetit të Bernës. 

Ky institucion konsiderohet lider në këtë fushë dhe rezultatet e publikuara janë pritur me interes të madh në konferenca dhe botime shkencore ndërkombëtare, pa hasur në kundërshti.

Vendbanime të tilla të lashta, si ai i Linit, janë gjithmonë të mirëpritura në botën shkencore. 

Ato na ndihmojnë të kuptojmë më mirë se si jetonin njerëzit në epokat e hershme: çfarë hanin, si ndërtonin shtëpitë dhe si ishin të organizuar në nivel shoqëror. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy