GJKKO i jep sërish të drejtë gazetarit Qyno, SPAK do t’i kthejë provën e sekuestruar në banesë 

GJKKO i jep sërish të drejtë gazetarit Qyno, SPAK do t’i kthejë provën e sekuestruar në banesë 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i ka dhënë sërish të drejtë gazetarit Elton Qyno, duke i rikthyer një provë që ishte sekuestruar nga SPAK.

Elton Qyno, i shoqëruar nga avokati Dorian Matlija, në një deklaratë për mediat pas seancës tha se bëhet fjalë për 54 fletë deklarime të personave të pandehur në një proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme.

Drupal Ad

Sot ne kishim bërë një kërkesë për kthimin e një nga provave të fundit që SPAK-u vazhdonte ta mbante të sekuestruar, bëhet fjalë për 54 fletë deklarime të personave të pandehur në një proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme. Ky send i sekuestruar në kontrollin e banesës sime dhe s’është kthyer edhe pse në 16 dhjetor 2024 Gjykata e Lartë kishte vendosur kthimin e këtij sendi, sërish SPAK këmbëngulte për mbajtjen e kësaj prove materiale.

Duke marrë shkak edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese së bashku me avokatin Dorian Matlija, i kemi bërë një kërkesë Dumanit për të na i kthyer sendin, na është refuzuar në formë shkresore, dhe pastaj kemi zgjedhur rrugën ligjore duke e kundërshtuar në gjykatë. Sot është zhvilluar seanca e parë duke vendosur të na japin sërish të drejtë, për ta kthyer këtë send prej 54 fletësh”.

Ndërsa avokati Dorian Matlija u shpreh:

Vendimi i sotëm ishte kapitulli i fundit, pas asaj që u vendos në Gjykatën Kushtetuese. GJK vlerësoi që ishte gjithë procesi anti-kushtetues. Gjykata e Shkallës së Parë e Posaçme e mbylli sot këtë kapitull, pak rëndësi si i ka marrë gazetari, ai ka të drejtë t’i disponojë këto prova. SPAK s’mund të vendosë dot që mos t’ia kthejë, në një farë kuptimi gazetari ka marrë një mbrojtje ekstra. Gazetari ka të drejtë t’i ketë ato prova për arkivën e vet”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy