
E ardhmja e faktorit shqiptar, integrimi europian dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese ishin disa nga temat e diskutuara në darkën e shtruar në Tiranë nga kryeministri Rama me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit 3 orësh, Rama postoi vetëm një foto në rrjetet sociale ndërsa politikanët nga Maqedonia e cilësuan takimin vëllazëror.



