Nga kjo e shtunë, Sali Berisha do të jetë i izoluar në shtëpi me mbikëqyrje policie me vendim të GJKKO, por Grupi i Rithemelimit dhe Gazment Bardhit janë drejt fundit të hartimit të modaliteteve për organizimin e një Kuvendi kombëtar për Bashkimin. Për MCN TV, numri dy i Rithemelimit, Flamur Noka, akuzon kryeministrin Rama se po përdor SPAK për ekzekutimin politik të liderëve të opozitës.



