Punonjësja e ciftit mbretëror, Kate dhe William ka hequr dorë nga puna e saj ku fitonte rreth 45 mijë dollarë në vit.
Sadie Rice kishte dy vite që kujdesej për shtëpinë e tyre, por refuzoi të punonte edhe në pallatin Kesington, të cilin e ndajnë me princin Harry.
35-vjecarja nuk mund ta përballonte më pasi kërkesat shtoheshin cdo ditë.
Ndërkohë, vazhdon të mirëmbajë cdo gjë derisa një punonjëse tjetër ta zëvendësojë. Dukesha Kate është në kërkim edhe të një sekretareje pasi Rebecca Deacon është dorëhequr.
Duket se kërkesat e saj dhe volumi që kërkon nga punëtoret i bën që ti humbasë, pavarësisht pagës së kënaqshme që i ofron.



