Dosja 5D/ Beci: Përdorën skemën e përmbysur të mafias italiane, alarm i madh i gjithë shtetit shqiptar

Dosja 5D/ Beci: Përdorën skemën e përmbysur të mafias italiane, alarm i madh i gjithë shtetit shqiptar

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke folur për dosjen 5D u shpreh se ata përdorën skemën e përmbysur të mafias italiane, duke marrë një prestanome dhe nuk kanë marrë paratë e krimit, por paratë publike dhe i kanë bërë para të krimit.

Ai thotë se kemi të bëjmë me një brez drejtorësh modernë, me shtëpi në Tiranë, me kontakte të pafundme dhe brezi i të ardhmes së politikës shqiptare, nëse s’do të ndërhynte prokuroria.

Fakti që Veliaj nuk di gjë, shpërdorimi i detyrës krijohet nga veprimet direkt dhe jo me neglizhencë. Në rast se kemi me dashje do të kemi patjetër shpërdorim detyre. Deklarimet e personit do duhen prova të tjera dhe të shqyrtohen të gjitha shkresat.

Kemi një ndërhyrje të prokurorimeve publike me hetimet. Njësia e cila është njësia e prokurorimit autoriteti kontraktual vendos të caktojë dy komisione sipas ligjit për prokurimin standard për shpalljen, fituesit dhe nënshkrimin e kontratës. Këtu fillon loja direkte. Në rast se shohim të gjithë skemën kemi një alarm të madh të gjithë shtetit shqiptar.

Në rast se shohim skemën kemi alarm. Mafia ka përdorur një skemë të përmbysur të mafias italiane. Mafia kishte paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale. Gjente prestanome dhe paratë e krimit mafia i gjeneronte në punët publike. Këtu është e kundërta. Është marrë një prestanome dhe nuk kanë marrë paratë e krimit, por paratë publike dhe i kanë bërë para të krimit.

Përveç përmbysjes së skemës së mafias italiane, Prokuroria e Posaçme thotë se kemi të bëjmë me një brez drejtorësh modernë, me shtëpi në Tiranë, me kontakte të pafundme dhe brezi i të ardhmes së politikës shqiptare, nëse s’do të ndërhynte prokuroria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy