
Përfundon gjëndja alarmante në ministrine e jashtme greke pasi u verifikua se pakua e dyshimtë ishte si përfundim e parrezikshme dhe iu dorëzua marrësit .
Pakua drejtohej në zyrën e zëvendëskryeministrit Yiannis Dragasakis.
Megjithatë, për shkak se në atë zyrë nuk kishte mekanizëm për kontrollin postar cdo gjë kalonte nga skaneri i Ministrisë së Jashtme.
Momentin kur pakua kaloi në skaner u gjykua si e dyshimtë duke... ngritur tensionin e zyrtarëve të sigurisë të cilët nxituan të evakuojnë ndërtesën dhe të bëjnë thirrje grupit anti-terrorizmit, një shërbim për asgjesimin e pajisjeve shpërthyese.
Grupi hetimor bëri me dije më vonë se gjeti në pakon e dyshimtë i drejtohej ishte zëvendës kryeministrit të qeverisë dhe përmbante një aparatur për matjen e tensionit krejtësisht të parrezikshëm, të cilin Dragasagis kishte porositur për përdorimin personal.



