Gazetari amerikan del para gjykatës në Moskë, në seancë edhe ambasadorja e SHBA

Gazetari amerikan del para gjykatës në Moskë, në seancë edhe ambasadorja e SHBA

Gazetari amerikan Evan Gershkovich ka dalë para gjykatës në Moskë për të apeluar vendimin kundër ndalimit të tij.

Ai u arrestua në qytetin e Yekaterinburgut ndërsa punonte për gazetën Wall Street Journal (WSJ) dhe u akuzua për spiunazh. Gazetari nuk foli asnjë fjalë për reporterët që ishin duke e fotografuar.

Ambasadorja e SHBA në Rusi, Lynne Tracy ishte e pranishme në sallën e gjyqit.

31-vjeçari Gershkovich u arrestua më 29 mars. Ai mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

Rusia pretendon se ai po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara të mbrojtjes për qeverinë amerikane. Kujtojmë që është hera e parë që Moska akuzon një gazetar amerikan për spiunazh që nga koha sovjetike.

Reporterët pa Kufij thanë se Gershkovich po mbulonte grupin mercenar rus Wagner. Udhëheqësit amerikanë, Presidenti Biden dhe senatorët republikanë dhe demokratë, e kanë dënuar ndalimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy