Pas përfundimit të numërimit në Elbasan, ku PS mori shumicën e votave duke garantuar 7 deputetë, Taulant Balla vlerësoi procesin dhe falenderoi qytetarët e Elbasanit për besimin, duke thënë se tani ka përgjegjësinë për punë dhe mirëqenie.
Balla ironizoi edhe LSI, e cila gjatë kësaj fushate tha se do të dalë forcë e parë.
"E rëndësishme është që ne do ta lexojmë mirë këtë besim që na dha Elbasnai. Jam i sigurt se gjithcka që kemi nisur do ta bëjmë me përgjëegjësi të lartë. Nuk e shohim si një fitore elektorale por si marrje e përgjegjësisë. Siç ju kemi thënë ne nuk heqim dorë për punë, mirëqenie dhe për një shtet që ti shërbejë të gjithëve.
Procesi i votimi ishte i vështirë këtu në Elbasan, por dua ta them që gjithçka shkoi brenda standardeve dhe çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin. Ajo forcë e parë nga shkoi?", tha Balla.



