Kulla: Papa e priti Baba Mondin siç pret kryetarët e shteteve. Ishte një lloj njohje e shtetit bektashi 

Kulla: Papa e priti Baba Mondin siç pret kryetarët e shteteve. Ishte një lloj njohje e shtetit bektashi 

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e Lirë” se Papa i rezervoi Baba Mondit të njëjtën pritje që është në protokoll për kryeministrat dhe Presidentët.

Sipas Kullës takimi është një lloj njohje ose “bekimi” për shtetin bektashi, pa u shpallur ende. 

I ka rezervuar Baba Mondin një takim që ua rezervon kryetarëve të shtetit. Është në sallën ku Papa takon kryeministrat dhe kryetarët e shteteve. Aty ka takuar edhe Metën, Begajn dhe Ramën. Takimi ka zgjatur të paktën gjysmë ore. Është një lloj njohje nga ana e Vatikanit pa u shpallur ende shteti bektashi. Ai e ka pritur Baba Mondin si kryegjyshin e bektashinjve, deri këtu është normale, por e ka vendosur në një tryezë ku ulet me kryetarët e shteteve dhe kryeministrat. Më datën 25, javën që vjen, është 95-vjetori i ardhjes së kryegjyshatës bektashiane nga Stambolli në Shqipëri. Ky takim me Papën një javë para 95-vjetorin, është simbolikë e fortë”. 

I pyetur se çfarë interesi kanë izraelitët në raport me nismën e shtetit bektashi, Kulla tha:

Nuk e di të jetë Izraeli mbrapa se ka halle të tjera. Ne kemi një bashkësi fetare, që është një nga katër bashkësitë tradicionale fetare që s’duhet të shkojë drejt asimilimit dhe të vazhdojnë të mbijetojnë. I ka ardhur rasti këtij që është kryeministër sot dhe ka ndërmarrë një nismë, e ka çuar pak më lart”. 
 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy