Partia Demokratike ndodhet ne momente mjaft intensive dhe të ethshme për shqyrtimin e propozimeve per deputet dhe hartimin e listave për garën e 25 qershorit.
Kordinatorët që drejtojnë grupet e punës në qarqe, vijojnë takimet në bazë, ndërsa informojë dhe diskutojnë në vazhdimësi me kryetarin e Partisë Demokratike.
Pas viteve të tëra larg Partisë Demokratike, për shkak të marrëdhënieve me Sali Berishën, Preç Zogaj duket se do të rikthehet zyrtarisht në Partinë Demokratike.
Lulzim Basha pritet ta caktojë atë në listën e kandidatëve për Qarkun e Lezhës. Qark në të cilin duket se do të jetë në garë me Aldo Bumçin, se kush do të jetë drejtues i listës.
Në zgjedhjet e fundit ishte pikërisht Bumçi drejtues i këtij qarku, por rezultati për PD-në nuk ishte pozitiv.
Në Qarkun e Lezhës, Basha pritet të caktojë si kandidat edhe Agron Gjekmarkajn.
Ky i fundit prej kohësh është rreshtuar pro Bashës si militant, duke e mbrojtur publikisht me shkrimet e tij.
Dhe duket se Basha ka vendosur ta shpërblejë për këtë gjë.
Por edhe pse jo zyrtarisht flitet që ish-kryeministri, Sali Berisha, të drejtojë qarkun e Durrësit ndërsa kryetari i opozitës Lulzim Basha, mund të jetë deputet në qarkun e Elbasanit, por në këtë pikë ai rezervohet të japë informacion.



