Protestat, Garda e Iranit arreston 7 persona të lidhur me Britaninë e Madhe

Protestat, Garda e Iranit arreston 7 persona të lidhur me Britaninë e Madhe

Garda Revolucionare e Iranit arrestoi shtatë persona të dielën, duke përfshirë persona me dyshtetësi të lidhur me Britaninë e Madhe.

Të arrestuarit shihen nga autoritetet iraniane si të lidhur me protestat antiqeveritare që kanë përfshirë vendin, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini 16 shtatorin e kaluar, e arrestuar për mos mbajtjen e duhur të shamisë.

Ata akuzohen për protesta antiqeveritare, si dhe konsiderohen si figura kryesore të lëvizjeve që pretendojnë lirinë e grave dhe respektimin e të drejtave civile.

Qeveria e Teheranit, nga ana e saj, vazhdon duke “mbytur” çdo shprehje të mospajtimit dhe vazhdon të pretendojë se demonstruesit janë të trajnuara nga shtetet armike si SHBA, Izraeli dhe Arabia Saudite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy