Bojkotohen seancat gjyqësore në Korçë, Lena: Çuditë s’kanë të sosur, taksative që masat të jepen pa praninë e avokatëve (VIDEO)

Bojkotohen seancat gjyqësore në Korçë, Lena: Çuditë s’kanë të sosur, taksative që masat të jepen pa praninë e avokatëve (VIDEO)

Avokatët e Korçës, po ashtu si kolegët e tyre në qytete të tjera, lajmëruan këtë të premte se do të vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena u shpreh për MCN se sot ka filluar bojkoti dy ditor për masat e sigurisë.

Lena shpjegon se bojkoti nënkupton që asnjë avokat nuk do të paraqitet  pranë organeve të ndjekjes penale, polici, prokurori apo qoftë edhe në gjykatë. Gjithashtu nuk do ofrohet asnjë ndihmë juridike për asnjë të arrestuar apo të ndaluar dhe nuk do të ketë asnjë avokat në seancat e masës së sigurisë.

“Nga ana e gjykatës jetojmë një vend ku çuditë s’kanë të sosur, mund të procedohet në çdo lloj mënyre por nga ana ligjore është taksative që asnjë masë nuk mund të zhvillohet pa praninë e përfaqësuesit ligjor. Nuk kam informacion nëse ka masa ose jo ne kemi dërguar njoftimin që pardje kemi lënë një afat 24 orë për paralajmërimin e kësaj situate sepse masat mund të paraqiten edhe brenda ditës dhe caktohen brenda ditës. Ligji nuk parashikon asnjë masë për avokatët, qoftë ligji për avokatinë qoftë kodi  i procedurës penale nuk ka asnjë lloj mase për avokatët. Ligji parashikon masa për avokatët vetëm kur nuk i binden vendimeve të dhomës kombëtare të avokatisë. Është tërhequr lista e gatishmërisë për këto dy ditë nga dhoma e avokatisë, këto janë vendime kolegjiale.”, u shpreh Lena.

Deri tani nuk ka asnjë masë sigurie të caktuar për tu zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy