56 deputetë kërkojnë hetim të Presidentit për Marsida Xhaferllarin/ Ironizon Meta: Nuk kam punë me dele-deputetët

56 deputetë kërkojnë hetim të Presidentit për Marsida Xhaferllarin/ Ironizon Meta: Nuk kam punë me dele-deputetët

Komisioni Hetimor Parlamentar për Presidentit Ilir Meta, i ka dërguar një kërkesë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.Mësohet se socialistët kanë vendosur të shtojnë edhe disa çështje të reja për hetimin e veprimtarisë së kreut të Shtetit.

56 deputetë të mazhorancës kanë shtuar në kërkesën për shkarkimin e presidentit Meta (përveç zhdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit) edhe emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Socialistët pretendojnë se kreu i shtetit ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme kompetencat e KED-së si dhe ka cënuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese

Grupi parlamentar i PS i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi me një kërkesë për të hetuar veprimet e Metës, pasi i quajnë si në Kuvendit dhe institucioneve të tjera kushtetuese dhe ka cënuar Kushtetutën. Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit, grupi i PS-së veçon si çështje për t’u hetuar nga parlamenti edhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

“Njësoj siç veproi me dekretin e datës 10 qershor 2019, kur në tejkalim të kompetencës kushtetuese, Presidenti anuloi dekretin e tij nr. 10928/2018 për caktimin e datës 30 qershor 2019 si date për zgjedhjet vendore, me dekretimin e Znj. Marsida Xhaferllari, si gjyqtare kushtetuese, Presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore, duke demonstruar ne mënyrë të përsëritur papërgjegjshmëri institucionale si dhe duke përdorur ne mënyrë abuzive pushtetin qe i ka ngarkuar Kushtetuta”, thuhet në dokument.

Më tej deputetët rendisin dhe disa pika që sipas tyre Presidenti ka shkelur Kushtetutën për dekretimin e zonjës Xhaferllari si gjyqtare kushtetuese:

"Është dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin. Në mungese të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, ne mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues. Presidenti ka ushtruar kompetenca te Këshillit te Emërimit në Drejtesi, duke i veshur vetes atribute te organeve te qeverisjes se sistemit te drejtësisë. Është cenuar e drejta e subjekteve për te patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat te paligjshëm. Është cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me ironi kërkesës së 56 deptuetëve socialistë, të cilët i kanë kërkuar kreut të Kuvendit zgjatjen e afateve të Komisionit Hetimor për shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk ka punë me dele-deputetët, por tani ka punë  vetëm me popullin. “Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur këtu. Me dele-deputetët unë nuk merrem madje i kam respektuar edhe shumë, presidenti ka punë tani vetëm me popullin shqiptar. Ju pres vetëm me flamuj shqiptar”, u shpreh Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy