Dyshime se nuk është ai, pritet zhvarrosja e eshtrave të një prej gangsterëve më të mëdhenj të viteve ’30 në SHBA

Dyshime se nuk është ai, pritet zhvarrosja e eshtrave të një prej gangsterëve më të mëdhenj të viteve ’30 në SHBA

Zyrtarët në Indiana kanë miratuar një kërkesë për zhvarrosjen e eshtrave të gangsterit famëkeq amerikan, John Dillinger. Kërkesa është bërë nga familjarë të Dillinger, me dyshimet se në vend të tij është varrosur dikush tjetër.

FBI-ja ka bërë të qartë se agjentët e saj e qëlluan atë për vdekje në Chicago në vitin 1934, dhe më pas ai u varros në kryeqytetin shtetëror të Indianës. Zhvarrosja është planifikuar për 31 dhjetor 2019, por varreza e ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.

Nipi i Dillinger, Michael Thompson, dhe një pjesëtar tjetër i familjes kanë dyshime se FBI "vrau njeriun e gabuar" në vitin 1934. Ata thonë se kanë prova që në varr është dikush tjetër. Sipas tyre, këto prova janë ngjyra e syve dhe gjurmët e gishtërinjve.

FBI-ja e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke e quajtur " teori konspirative". Në një postim në Tuiter në gusht, FBI-ja tha se kishte "informacionin e plotë që provon se Dillinger ishte qëlluar dhe vrarë në Çikago.

Kush ishte John Dillinger?

Dillinger, i cili u arratis nga burgu dy herë, përshkruhej si "Armiku i popullit Nr.1" në vitet 1930, që njihet ndryshe si Depresioni i Madh në SHBA.

Një shpërblim 10 000 dollarë ishte ofruar për kokën e tij.

Ai drejtoi Bandën Dillinger, e cila është akuzuar për një sërë grabitjesh në banka.

Në vitin 2009, “Public Enemies”, një film biografik me të Michael Mann, tregoi historinë e tij.

Filmi paraqet vitet e fundit të Dillinger (luajtur nga Jonny Depp).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy