Kanadaja do të jetë vendi i pare në botë që do të fillojë të vendosë në çdo cigare etiketa paralajmëruese për rrezikun që paraqet në shëndet duhani. Ky vendim vjen në vazhdën e përpjekjeve për të penguar të rinjtë për të nisur duhanin dhe për të inkurajuar të tjerët që ta lënë atë. Paralajmërimet, të cilat do të jenë në anglisht dhe frëngjisht, do të përfshijnë fraza si "Cigaret shkaktojnë kancer". Rregulloret e reja hyjnë në fuqi të martën. Duke filluar nga viti i ardhshëm, kanadezët do të fillojnë të shohin etiketat e reja paralajmëruese. Deri në prill 2025 etiketat paralajmëruese duhet të vendosen tek të gjitha cigaret e madhësisë së zakonshme dhe purot e vogla.



