Betohen dy “deputetet e reja“ në Kuvendin e "vjetër"

Betohen dy “deputetet e reja“ në Kuvendin e "vjetër"

Në nismën e seancës së sotme të Kuvendit janë betuar dy deputetët të cilat zëvendësojnë mandatet e vjetra të dy ish-deputeëve.

Gentiana Cakrani dhe Jetmira Rraboshta, janë dy deputete e reja të Kuvendit të Shqipërisë. Ato morën sot mandatet, njëra të deputetrit socialist Bashkim Fino që humbi betejën me Covid-19 dhe tjetra të Tom Doshit, kreu i PSD që dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Kështu, sot është betuar Gentiana Cakrani për e cila renditjen e 11 në listën e Fierit, si dhe Jetmira Rraboshta për mandatin e Tom Doshit.

Deputetja Klotilda Bushka ka lexuar dhe vendimet e KQZ për dy kandidatet, të cilat nuk kanë pasur asnjë penalitet dhe pengesë për të marrë mandatin.

“Në vendimet e KQZ janë respektuar kërkesat e parashikuara. Për sa i përket procedurës së dhënies së mandatit janë reskpetuar procedurat. Në konkluzion të sa më sipër është vlerësuar se nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje të bëjnë betimin në seancë plenare. Dy deputet që kanë fituar mandatin ftohen ne seancën plenare për të bër betimin si kush për të ushtruar mandatin e deputetit”, tha Bushka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy