Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se shumë familjeve të prekura tërmeti i 26 nëntorit në 2019 në Fushë-Krujë do të futen sot në banesat e reja.
Rama ka publikuar pamje nga momentet pas tërmetit ku shumë familje u prekën pasi iu dëmtuan banesat.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e punës së bërë në Fushë Krujë për kthimin e familjeve të prekura nga tërmeti në shtëpi të reja dhe më gëzimin e atyre që sot do të hapin dyert për të pritur mbarë Vitin e Ri, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.



