Hungaria miraton një ligj për ndalimin e emigrantëve, do të mbahen në kontenierë transporti

Hungaria miraton një ligj për ndalimin e emigrantëve, do të mbahen në kontenierë transporti

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një ligj të ri, sipas të cilit të gjithë azilkërkuesit duhet të mbahen në kampe përgjatë kufirit jugor të vendit, ndërkohë që shqyrtohen kërkesat e tyre.

Ligji i ri i miratuar sot, kërkon që imigrantët të mbahen në kontenierë transporti dhe atyre nuk u lejohet të largohen prej andej, vetëm në se është zgjedhja e tyre që të shkojnë në Serbi.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët shprehu shqetësim të thellë për ligjin e ri, duke thënë se sipas ligjeve ndërkombëtare dhe të Bashkimit Europian, azilkërkuesit mund të mbahen të ndaluar, vetëm në se kjo gjë shihet si “e nevojshme, e arsyeshme dhe me masë”.

Hungaria i ka rezistuar përpjekjeve që anëtarët e BE-­së të marrin pjesën që u takon të qindra mijëra emigrantëve që kanë mbërritur atje vitet e fundit.

Qeveria thotë se pozicioni i saj është i nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare, kulturën dhe identitetin europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy