Pesë muaj pas tërmetit të gushtit të vitit të kaluar, banorët e Italisë po përballen sërish me të njëjtin makth. Katër lëkundje me magnitudë mbi 5 janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Lazio, Abruzzo, Umbria e Marche.
Për momentin, numri i viktimave është 1, ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur. Ndërkohë, autoritetet vendore po përballen me një situatë të vështirë për shkak të kushteve të këqija të motit. Në shumë zona në qendër dhe jug, trashësia e borës arrin deri në 1.5 metra. Të shumta kanë qenë apelet e banorëve për ndihmë, kryesisht të moshuar që kanë mbetur të bllokuar në banesa.
Një hotel në Gran Sasso u përfshi nga orteku. Dy persona janë shpëtuar pas alarmit, ndërsa shumë të tjerë mbeten të bllokuar.



