
Ka startuar sfida mes Atletic Escaldes dhe Partizanit, e vlefshme për turin e dytë të Conference League, e cila transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV. Partizani është hedhur menjëherë në sulm, në kërkim të golit, pasi synohet me çdo kusht fitorja, për të shpresuar më pas te kualifikimi. Pas eliminimit në turin e parë të Champions League, kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë të shkojnë sa më larg në kompeticionin tjetër europian.



