Bilardo në MCN TV/ Çfarë do të bënte Çipi po të ishte Rama? Ja përgjigjja e regjisorit

Bilardo në MCN TV/ Çfarë do të bënte Çipi po të ishte Rama? Ja përgjigjja e regjisorit

Regjisori Kastriot Çipi tregoi në emisionin “Bilardo” se çfarë do të bënte ai nëse do të ishte Edi Rama, apo nëse do të ishte këshilltar i kryeministrit.

Çipi tha se po të ishte Rama do vazhdonte axhendën e tij, atë të shpopullimin, zhdukjen e identitetit kombëtar dhe grabitjen e pronave.

Pyetjes: Çfarë do bëje po të ishe Edi Rama, Çipi i përgjigjet:

Nëse jam Edi Rama do vazhdoj me axhendën që kam pasur deri tani, ta shpopulloj këtë vend, t’ia zhduk identitetin kombëtar, të grabis pronat, të ndajë favore. Aktualisht në Tiranë po shpronësohen troje të pronarëve privatë, gjoja për interes publik. Rama s’ka qenë kurrë hajdut dylekësh, ka qenë njeri me oreks. Unë akuzat për Ramën i kam filluar herët, s’i kam filluar tani. Akuzën e parë në mos gaboj ia kam bërë në vitin 99’, kur askush s’e shante Ramën për të korruptuar. Unë e kam akuzuar që ka qenë i korruptuar dhe që mund të ketë tendenca diktatoriale. Shpopullimi s’është proces i natyrshëm, ky është proces i stimuluar edhe i forcuar”.

Pyetjes: Çfarë do t’i thoshe Ramës po të ishe këshilltari i tij? Regjisori i përgjigjet:

Në qoftë se me ka marrë Rama, më ka marrë se kam mendimet dhe bindjet e tij. Jam globalist, jam liberal. Do t’i thoja lufto që të marrësh mbi 94 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, që ta ndryshojmë një herë e mirë Kushtetutën, të të shpallim mbret dhe ta mbyllim një herë e mirë këtë kapitull. Ai do riformulimin etnik të kombit shqiptar, me ç’të jenë boll që mos jenë shqiptarë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy