Netanyahu: Izraeli i shkaktoi Hezbollahut goditje që nuk mund t’i imagjinonte

Netanyahu: Izraeli i shkaktoi Hezbollahut goditje që nuk mund t’i imagjinonte

Izraeli i ka shkaktuar një sërë goditjesh të ashpra organizatës terroriste libaneze të cilat grupi më parë nuk mund t’i imagjinonte.

Një deklaratë e tillë vjen nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalimit të së dielës, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë të ndërmarrë çfarëdo veprimi të nevojshëm për të rivendosur sigurinë.

Fjalimi vjen mes të tensioneve në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut pasi Izraeli goditi Bejrutin të premten, duke vrarë shefin e Forcave Radëan, Ibrahim Aqil.

Hezbollahu, si kundërpërgjigje, nisi sulme të shumta me raketa dhe drone drejt Izraelit gjatë gjithë mëngjesit të së dielës, të cilave Izraeli iu përgjigj me sulme ajrore.

“Në ditët e fundit, ne i shkaktuam Hezbollahut një sërë goditjesh që ata nuk mund t’i imagjinonin. Nëse Hezbollahu nuk e kuptonte mesazhin, ju premtoj, do ta kuptojë mesazhin,” tha Netanyahu.

Lidhur me sulmet e shumta me raketa të Hezbollahut që synojnë Izraelin verior dhe sulmet e forcave izraelite që erdhën si përgjigje, Netanyahu pohoi qëllimin e vendit për të rivendosur sigurinë në veri.

Ne jemi të vendosur që t'i kthejmë banorët tanë në veri të sigurt në shtëpitë e tyre. Asnjë vend nuk mund të pranojë raketat ndaj qyteteve të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy