Basha: Kemi vetëm 1200-1500 forca ushtarake, korrupsioni ka përfshirë masivisht FA-të. Dhjetëra ushtarë kanë kërkuar të largohen (VIDEO)

Basha: Kemi vetëm 1200-1500 forca ushtarake, korrupsioni ka përfshirë masivisht FA-të. Dhjetëra ushtarë kanë kërkuar të largohen (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në MCN Live se korrupsioni ka përfshirë masivisht Forcat e Armatosura.

Duke vijuar me shpjegimin e tij, Basha tha se kemi vetëm 1200-1500 forca ushtarake, ndërkohë që pjesa tjetër e strukturës prej 8 mijë personash janë civilë.

Sipas Bashës, Pandeli Majko është ideatori i shkatërrimit të gjithë ushtrisë së vendit.

Kemi 4 helikopterë. Për flotën detare, për anijet, ne i kemi bërë shpenzimet, por nuk i kemi gjendje gatishmërie. 35 milionë dollarë janë shpenzuar për flotën ajrore, por sot janë jashtë loje. Duhet pasur parasysh dhe mirëmbajtja e tyre. Mirëmbajtja e këtyre helikopterëve duhet të bëhet nga kompania që ka bërë prodhimin dhe është e specializuar në këtë fushë. Kur një helikopteri ynë pësoi defekt në Itali mbeti atje dhe kut u kontaktua kompania që ishte kontraktuar nga Ministria e Mbrojtjes për të kryer shërbimin u pa që kjo kompani nuk ishte e specializuar për shërbime të tilla.

Kompanitë ku janë blerë pajisjet janë serioze, është e jashtëzakonshme që ti si politikan apo si drejtues i Ministrisë së Brendshme të futesh e të bësh korrupsion.

Kanë hequr të drejtën e këtyre kompanive që kanë bërë prodhimin dhe mudn të bënin dhe riparimin dhe mirëmbajtjen dhe kanë futur kompani nënkontraktore që mund tëbëhet një manipulim i tillë.

Jemi pa anije dhe pa helikopter dhe kemi shpenzime të bëra.

Kur kam qenë specialist i  mjetet të transportit, tankeve dhe RBL-ve kam gjetur në organikën e Forcave të Armatosura 300 tanke kanë qenë të rinj, ta përdorur dhe kanë shkuar të gjithë për skrap.

Ne nuk kemi asnjë grykë zjarri për mbrojtje ajrore, artileri nuk kemi fare. Flas për 2010. Shkatërrimi i ushtrisë, i pronave dhe i pajisjeve ushtarake ka filluar që nga koha Majkos, ai është ideatori i shkatërrimit dhe degradimit të ushtrisë shqiptare, i ndjekur me rigorozitet nga të gjithë pasardhësit

Kemi një Forcë ushtarake që shkon 7 500- 8 mijë, por kemi dhe pjesën civile brenda, por pjesë të mirëfilltë ushtarake ne kemi 1200-1500 maksimalisht. Një vend si Shqipëria duhet të ketë minimalisht 10 mijë forca luftarake, s’po flas për kuzhinierët apo pozicione të tjera. Një forcë ushtarake që duhet të përfshijë një komandë të forcës tokësore, një komandë të forcës detare dhe një komandë të forcës ajrore.  

Pagat dhe trajtimi financiar i Forcave të Armatosura, buxheti për pajisjen dhe modernizimin e FA-ve dhe korrupsioni ka bërë që në ushtrinë shqiptare shqiptare të kemi me dhjetëra kërkesa për t’u larguar nga Forcat e Armatosura dhe mbahen aty me urdhra dhe me nënshkrime kontratash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy