Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, thotë se protesta e PD-së nuk është gjë tjetër veçse prova se ata i ka kapur etja për pushtet. Ahmetaj tha se PD-ja po gënjen mbështetësit e vet lidhur me kauzën e protestës.
“Qeveria teknike është një utopi. Ata po genjejnë edhe njerëzit e tyre. Unë ndaj qytetarin demokrat që në të drejtën e vet shpreh cfarëdolloj pakënaqësie, dhe diferencoj grupin, organizatorët që manipulojnë dhe tallen me njerëzit e tyre pasi i ka kap etja e ardhjes në pushtet. Të gjithë jemi për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Ahmetaj sot paradite.



