Gjokutaj: Tatimi mbi profesionistët e lirë, diskriminim tatimor. Nismë e pastudiuar

Gjokutaj: Tatimi mbi profesionistët e lirë, diskriminim tatimor. Nismë e pastudiuar

Eksperti i financave, Eduart Gjokutaj deklaron se në fillim të vitit 2013 sistemi tatimor hyri mbi parimin e progresivitetit dhe taksës së ndershme dhe që tani duhet kuptuar se çfarë ka ndodhur dhjetë vite më vonë, se si është pajtueshmëria tatimore në gjithë grupet e biznesit karshi politikave.

Në një lidhje për MCN Economy, ai u shpreh se nuk beson se kemi një sistem të taksimit të ndershëm, pasi në taksën që mblidhet nga TVSH, akciza dhe taksa e pasurisë, tatimi i sheshtë dhe një pjesë e mirë e tatimit nga punësimi, jemi në kushtet e një takse regresive.

Gjokutaj tha se me mënyrën se si që është zbatuar dhe përcillen të ardhurat e buxhetit, ka problem të madh me filozofinë e taksimit, pasi kemi të bëjmë me taksimin jo aty ky paraja ndodhet, por aty ku është më e lirë të mblidhet për buxhetin.

Në këtë drejtim shtoi se kjo politikë nuk ka prodhuar atë që lidhet me strategjinë afatmesme të të ardhurave ligjore.

Gjithë kjo nismë ligjore për tatimin e profesionistëve të lirë, që kundërshtohet nga komunitetet e gjëra të biznesit, u tha se ky lloj tatimi mbi profesionistët e lirë që ka të bëjë me diskriminim tatimor që ka të bëjë me efektet regresive të një takse.

Asnjë taksë nuk mblidhet me forcë dhe as me një nxjerrje ligji, pasi do të krijojë informalitet tatimor, shmangie tatimore, apo zhvendosje të bizneseve në vende të tjera.

Kjo është si sfidë e qeverisë për shëndoshjen e financave publike, lufta ndaj informalitetit dhe nga ana tjetër përpjekja për të zgjeruar bazën tatimore nëpërmjet nismave të pastudiuara si për profesionistët e lirë, e cila në fund del që nuk është vetëm për ta por për një kategori shumë më të gjerë.

Nuk ka pothuajse asnjë vend në rajon që të ketë përjashtuar kaq shumë në TVSH për qoka elektorale.

Natyrshëm që ajo pjesë duhej mbajtur pjesë nga politika, tani na vjen me një faturë të përforcuar se gjoja profesionistët e lirë, kur unë nuk di asnjë rast të profesionistëve të lirë tu jetë gjetur paraja, të jetë kryer detyra e administrimit tatimor dhe më tej të futet në një vijë tatimi i profesioneve të lira.

Në momentin që nuk ke bërë detyrën ti nuk ke të drejtë të më rrisësh taksat mua.

Nuk takson kapitalin, i cili mbahet fort në mënyrë jo logjike, ekonomike, por politike, por na del kjo lista si çiban në sistemin tatimor, për të thënë që jemi në barazi tatimore.

Nuk duhet t’ia lejojnë vetes këtë mungesë përgjegjshmërie. Në momentin që nuk ke tatuar kapitalin, profesionistët që janë me para në duar çdo ditë, gjithë diskutimi ynë sfumohet dhe është në një farë mënyre grotesk.

Në këtë mënyrë rritet informaliteti dhe për rrjedhojë shtohet edhe korrupsioni.

Do krijohet një treg pune gjithmonë e më i rrudhur dhe do të kemi një ligj që në kompleksitetin e krijuar, do krijojë efekte dytësore dhe tretësore, te regresiviteti tatimor.

Nuk merren para me dhunë. Këto para do të mungojnë, pasi janë diku më shumë se 17 milionë euro. Dhe do merren para më shumë nga taksa e konsumit dhe akciza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy