Macron: Franca dhe SHBA-ja arritën marrëveshje mbi taksat digjitale

Macron: Franca dhe SHBA-ja arritën marrëveshje mbi taksat digjitale

Franca dhe SHBA-ja kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund bllokimit të taksës franceze për kompanitë e mëdha të internetit, tha presidenti francez Emmanuel Macron.
Presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar se do të kundërvepronte me veprim tarifor, që kur Franca, në fillim të këtij viti, miratoi një ligj që parashikon një taksë prej 3% të të ardhurave të fituara nga shërbimet digjitale në Francë.
Macron u tha gazetarëve se kompanitë që paguajnë taksën do të jenë në gjendje ta zbresin shumën sapo të arrihet një marrëveshje e re ndërkombëtare mbi tatimin e kompanive të internetit, vitin e ardhshëm.
"Ne kemi bërë shumë punë në bazë dypalëshe, kemi tashmë një marrëveshje për të kapërcyer vështirësitë midis nesh", u tha Macron gazetarëve, duke folur krah presidentit të SHBA-së Donald Trump në fund të samitit G7 në Francën jugperëndimore. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy