Bejbi Shijaku, mësuesja vullnetare e violinës: Ndihem e plotësuar, primare për mua janë koncertet

Bejbi Shijaku, mësuesja vullnetare e violinës: Ndihem e plotësuar, primare për mua janë koncertet

Bjebi Shijaku është mësuesja vullnetare e violinës e cila e ftuar në ‘Zgjohu me MCN” ka treguar se ajo ndjehet e plotësuar kur jep mësim vullnetarisht.

Ajo tha se ka filluar violinën qëkur ishte vetëm 4 vjeç dhe ka qenë nëna e saj që e ka shtyrë drejt këtij pasioni, e cila i kërkon gjithmonë dhe më shumë perfeksion në punën e saj. Bejbi shprehet se aktualisht ëndrra e saj është që të vijojë me koncertet recitale.

Mami është tip i vendosur atë që mendon e bën dhe kështu vendosi dhe për mua për emrin dhe për violinën. Isha shumë e vogël 4 vjeç dhe nuk dija se çfarë ishte violina, ishte ëndërr e saj që unë të vazhdoja rrugën për violinë. Dy dëshirat e saj ishin psikologjia të cilën e ka realizuar vetë sepse është psikologe, dhe mua më futin në violinë duke realizuar ato ëndrrat e saj.

Unë u rrita me violinën dhe tani më është bërë pjesë e jetës sime. Kam studiuar në lice dhe vendosa të mos heq dorë. Tani më është bërë pjesë e imja. Ndjehem e përmbushur dhe kur bëj mësime vullnetarisht dhe pse mos tua mësoj dhe fëmijëve violinën. Mendoj se të punosh vullnetarisht është gjëja më e mirë që mund të bësh, nga kjo punë vullnetare mund të të vijë dhe një fitback tjetër.

Bashkia e Krujës më ka hapur derën. Unë vazhdoj të punoj vullnetarisht, e kam bërë prej vitesh punën e vullnetarizmit. Mami kërkon gjithmonë perfeksion nga puna ime, por babi është mbështetja ime më e madhe. Primare për mua është të jap koncerte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy