Sterilizimi, Beqaj lihet në detyrim paraqitje dhe i bllokohet pasaporta: Kemi bërë diçka të mirë në shëndetësi

Sterilizimi, Beqaj lihet në detyrim paraqitje dhe i bllokohet pasaporta: Kemi bërë diçka të mirë në shëndetësi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” në seancën e sotme për vlerësimin e masës ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i vënë nën hetim lidhur me koncensionin e sterilizimit.

Në dalje të GJKKO, Beqaj vlerësoi se ajo që është bërë në shëndetësi ka qenë diçka e mirë.

Vazhdoj të besoj se çka kemi bërë ka qenë një gjë e mirë në shëndetësi.

Ka 8 vite që hetohet dhe në 8 vite në gjithë sallat e Shqipërisë operojnë në kushte sterile dhe çdo operacion kryhet në kushte bashkëkohore.

Gazetari Arsen Rusta raportoi për edicionin e lajmeve të MCN TV, se Beqaj i shoqëruar nga dy avokatët e tij, ka refuzuar që të përgjigjet duke dhënë vetëm gjeneralitetet.

Ndërkohë ish-ministrit i është marrë edhe pasaporta, për të penguar largimin nga vend, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.

GJKKO urdhëroi që personi nën hetim Ilir Beqaj që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore Besnik Mesi pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë e premte, ora 15: 30.

Urdhërohet personi nën hetim Ilir Beqaj të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ilir Beqaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy