Protesta masive në SHBA. Qytetarët, kundër politikave të Trump dhe Musk

Protesta masive në SHBA. Qytetarët, kundër politikave të Trump dhe Musk

Mijëra njerëz organizuan protesta kundër Trump dhe shefit të Tesla, Elon Musk në të gjithë SHBA dhe përtej kufijve për të shprehur pakënaqësinë me politikat dhe veprimet e administratës aktuale.

Turmat e njerëzve të zemëruar me mënyrën se si presidenti amerikan Donald Trump dhe administrata e tij kanë drejtuar vendin kanë dalë në rrugë në protesta mbarëkombëtare për të shprehur kundërshtimin e tyre në shumë qytete amerikane të shtunën.

Lëvizja protestuese – e ashtuquajtura Hands Off! – u organizua për më shumë se 1200 lokacione në të 50 shtetet nga më shumë se 150 grupe, duke përfshirë organizata të të drejtave civile, sindikata të punës, avokatë LGBTQ+, veteranë dhe aktivistë zgjedhorë.

Tubimet u shfaqën paqësore nuk u raportuan raste të dhunës, përleshjeve apo arrestime.

Nga parku National Mall në kryeqytetin Uashington DC, në Midtown Manhattan, në Boston Common dhe kryeqytetet e shumta të shteteve, mijëra protestues sulmuan veprimet e Trump dhe njeriun më të pasur në botë, Elon Musk.

Kritikët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave dhe qasjeve të administratës aktuale, të cilat përfshinin pakësimin e qeverisë federale, ekonominë, imigracionin dhe të drejtat e njeriut.

Demonstruesit u mblodhën edhe për të kundërshtuar lëvizjet e administratës për të shkarkuar mijëra punonjës federalë, për të mbylljen e zyrave në terren të Administratës së Sigurimeve Shoqërore agjencive të tëra qeveritare, si USAID.

Protestuesit mbanin tabela dhe pankarta ku lexonin "Kurthi i Muskratit" dhe "Dëboni Elon Musk" në kundërshtim të qartë të politikave të tij. Shumë kanë kritikuar gjithashtu Musk – i cili zotëron Tesla, SpaceX, Starlink dhe X – për rolin e tij në qeveri, duke qenë një qytetar i natyralizuar.

"Këtu në Amerikë, zoti Musk, drejtësia nuk shitet. Dhe ne nuk bëjmë shorte për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë shtetërore për çmime miliona dollarësh. Mos u përpiqni të blini votat tona. Mos e grabitni qeverinë tonë. Dhe ndaloni së vjedhuri të dhënat tona"

E pyetur për protestat, Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se "Pozicioni i Presidentit Trump është i qartë: ai gjithmonë do të mbrojë Sigurimet Sociale, Medicare dhe Medicaid për përfituesit e kualifikuar".

“Ndërkohë, qëndrimi i demokratëve po u jep përfitime të Sigurimeve Sociale, Medicaid dhe Medicare për të huajt ilegalë, të cilët do të falimentojnë këto programe dhe do të shtypin të moshuarit amerikanë”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Protestat u zhvilluan edhe përtej SHVA, pasi qindra qytetarë amerikanë jashtë vendit dhe shtetas të huaj protestuan kundër qasjes së politikës së jashtme të Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy