
“Paranojak” titullohet kënga më e re e ish-finalistit të “X Factor”, Jetmir Kanani, i njohur si Jet.
Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” ai solli sot eksperiencën e prezantimit të këngës më të re, si konkurrim për festivalin “Kënga Magjike”.
Jet thotë se edhe pse këngën e përfundoi për dy ditë, impakti te publiku dhe juria e festivalit, ishte mjaft i mirë.
Unë kur e kam dërguar këngën për Festivalin e “Këngës Magjike” kanë qenë ditët e fundit që kam përfunduar, brenda dy ditësh e kam përfunduar dhe e kam dërguar.
Kam pas një këngë në fillim por ndodhi një keqkuptim dhe nuk u bë, më duhej një tjetër, dhe e nisa e përfundova këtë për dy ditë.
E prisja momentin që s’do më pranonin se me aq kohë sa e mbarova si këngë, edhe prisja refuzim, por duket se më ndoqi fati.
Sot në mëngjes në tikTok mora vesh që jam bërë edhe çuni i Ardit Gjebreas, që ja ai ka futur djalin që të fitoj Këngën Magjike, ishte një koment që më bëri të qesh.
Suksesin e këngës nuk e prita me kaq shumë impakt dhe jam shumë i kënaqur, normalisht ka pasur stresin tim se si do të ec si këngë. Normalisht është një këngë që nuk është dëgjuar shpesh këto kohë në Shqipëri, është stil ndryshe dhe me tekstin që ke bërë Fifi, është komplet tjetër botë, dhe jam shumë i kënaqur.



