Vrau 25-vjeçarin pas mesnate në Tiranë, arrestohet efektivi i "Shqiponjave" (VIDEO)

Vrau 25-vjeçarin pas mesnate në Tiranë, arrestohet efektivi i "Shqiponjave" (VIDEO)

Efektivi i forcave të Posaçme “Shqiponja”, shtetasi me inicialet N.H., është arrestuar disa orë pasi qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodjan Rasha. Ndaj tij ka nisur një hetim nga ana e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa akuza që rëndon është ajo e “Vrasja në tejkalim të kompetencave” dhe “Shpërdorim detyre”.

Polici gjithashtu është pezulluar nga detyra është arrestuar nga SHÇBA me urdhër të prokurorisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, kur i riu kishte dalë nga banesa. Efektivi i policisë pretendon se e ka thirrur për ta kontrolluar për shkak se ai kishte shkelur orën policore. Sipas tij në këtë moment i riu i ka nxjerrë armën dhe për këtë arsye ka qëlluar në drejtim të tij.

Nga ana tjetër familjarët e viktimës pretendojnë se i riu ka qenë i paarmatosur me dy hurma në dorë dhe kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe. Ata kërkojnë të zbardhet sa më shpejt e vërteta e kësaj ngjarje. Mësohet se 25 vjeçari ka qenë më parë i dënuar për “plagosje të lehtë me dashje” dhe “heqje të paligjshme të lirisë” në vitin 2016.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy