Varhelyi në Kosovë: Duhet t’i bindim shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave

Varhelyi në Kosovë: Duhet t’i bindim shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në takimin me kryeministrin Avdullah Hoti sot në Prishtinë ka folur rreth pandemisë, rimëkëmbjes ekonomike, reformave dhe liberalizimit të vizave.

Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioneri i Bashkimit Evropian, Oliver Verhelyi, tha se duhet bindur shtetet anëtare të BE-së.

“Nuk ka asnjë takim që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Po përpiqemi t’i bindim shtetet anëtare që t’i ofrohet liberalizimi qytetarëve të Kosovës sepse vlerësimi ynë mbetet se i keni përmbushur të gjitha kushtet por nuk mjafton vetëm vlerësimi ynë, duhet t’i bindim shtetet anëtare”, tha ai.

Sipas komisionerit të BE-së, “kjo s’është punë e lehtë”. “Kjo mund të arrihet vetëm nëse dëshmojmë me punën në terren dhe arritjen e rezultateve dhe kryeministri po e bën këtë që të mos ketë keqpërdorim që të mos këtë azil. Na jepni kohë dhe hapësirë që ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha tutje ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi, folën edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti ka thënë po ashtu ka folur për përparimin në dialogun Kosovë – Serbi.

“Kemi arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik që është hap i madh drejt marrëveshjes finale, sigurisht ne kemi koordinim me SHBA-në”, ka shtuar Hoti.

“Siç e dini unë nuk jam pjesëmarrës i dialogut. Z.Lajçak është përfaqësuesi special dhe ai me z.Borell po merren me këtë çështje. Nuk dua të diskutojë për këtë çështje. Shoh se ka përparim dhe angazhim. Shoh që nuk janë të lehta negociatat që duhet t’i bëjnë. Por është një momentum që ka filluar të zhvillohet. Po shpresoj që të mund t’ia dalim jo në një të afërme të largët”, tha ai, derisa Hoti ka shtuar se “ka progres në këtë temë”.

“Kemi hyrë në proces të dialogut për marrëveshje paqe kur arrihet ky normalizim i plotë është vetëm me njohje reciproke. Ne jemi të përkushtuar në dialog, 1 muaj, 2 muaj apo 1 vjet. Nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare nuk kemi çfarë të bëjmë vazhdojmë si dy shtetet të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”, tha Hoti.

Sipas Varhelyit, BE-ja është angazhuar prej ditës së parë të ndryshojë realitetin në këtë rajon.

“E kam fjalën për realitetin ekonomik të bizneseve, qytetarëve, dhe mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë ndryshim i lojës në rajonin dhe mund të ndryshojë peizazhin në këtë rajon. Siç e theksoi edhe kryeministri, ne po ndajmë 9 milionë euro në grante dhe me koordinimin me institucionet do të krijojmë edhe 20 miliardë shtesë. Presim që ky plan do të rrisë ekonominë e rajonit deri 5 për qind dhe ky është kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Verhelyi.

Komisioneri nuk ka dhënë arsye pse nuk do të takohet sot me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se takimi me të nuk e ka të paraparë në agjendë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy