Lëvizte me armë me vete, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan/ Në shtëpi iu gjetën municione dhe kanabis

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan/ Në shtëpi iu gjetën municione dhe kanabis

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar me iniciale G.L pasi u kap duke lëvizur me 1 armë zjarri pistoletë.

Në banesëm 28-vjeçarit iu gjetën 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

 

Drupal Ad

 

 

 

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, për 3 muaj, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, hetim i cili u iniciua në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të punës për të garantuar sundimin e ligjit në territor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme i DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Kalibri”.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. L., 28 vjeç.

Në automjet shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë i gjetën 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy