Konflikti Izrael-Palestinë, shqiptari që jeton në Gaza: Tregjet janë mbyllur, s’kemi as korrent. Po qëndrojmë 100 persona në një banesë dykatëshe (VIDEO)

Konflikti Izrael-Palestinë, shqiptari që jeton në Gaza: Tregjet janë mbyllur, s’kemi as korrent. Po qëndrojmë 100 persona në një banesë dykatëshe (VIDEO)

Abdulla Xhabir, një qytetar shqiptar që jeton në Gaza ka treguar përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se 2 milionë banorëve që jetojnë në atë territor i rrezikohet jeta nga bombat që hidhen në çdo kohë .

Xhabir tha se tregjet janë mbyllur dhe se njerëzit po konsumojnë ushqimet që kanë në shtëpinë e tyre, të cilat po mbarojnë.

Duke vijuar më tej, Xhabir tha se nuk largohet nga Gaza, ku jeton me gruan dhe fëmijët që i studiojnë në Palestinë.

Nuk lejohet që në Xhevalja të futen armë, pasi ka shkolla dhe zyra të ndihmave. Nuk jemi më të sigurtë, pasi dhe ditën dhe natën po hidhen bomba.

Kufiri është i mbyllur, edhe tregu është i mbyllur. Njerëzit po konsumojnë nga shtëpia deri kur të hapet kufiri. Nëse ka ndonjë dyqan të hapur, sasia ushqimore është e vogël, ka radhë njerëzish. Gjendja është e vështirë, s’ka korrent. Po rrimë në ballkon se s’ka drita. Kush ka një gjenerator, nuk ka naftë. Gjendja është shumë e vështirë.

Unë jam me kombësi palestineze, gruaja ime është nga Korça, kam 3 çuna, një në Tiranë dhe dy këtu. Jemi këtu sepse çunat e mi studiojnë në Palestinë. Ishim me pushime në Shqipëri dhe kishim plan të ktheheshin në Shqipëri, por tani jemi ngujuar këtu. 

Ka dy milionë njerëz këtu në Gaza që janë ngujuar këtu prej 17 vitesh.  

Falenderoj qeverinë shqiptare ka dërguar avionin në Tel Aviv për të marrë shqiptarët që janë në  rrezik.

Unë si Abdulla, nusja ime Albina dhe fëmijët këtu do të qëndrojmë. Unë po rri tani në shtëpinë e motrës. Jam si refugjat në shtëpinë e motrës, është dhe mami im se shtëpia jonë është prishur. Në këtë shtëpi jemi 100 persona në një ndërtesë dy katëshe.

Unë nuk dal, nëse dal do marr nga këtu 2 milionë persona. Unë si Abdulla, kërkoj nga bota që të bëjnë punën për të ndalur sulmin që kemi sipër kokës. Për çifutët kemi hapur tokat tona kur ata s’kishin mundësi të shkonin askund. Dhe Shqipëria ka ndihmuar çifutët në Luftën e Dytë Botërore.

Ata po na vrasin në tokat tona. Nuk ka ekzistuar para 1948 Izraeli. Palestina është vend i madh, i bukur, të jetojmë bashkë, por ata duan komplet tokën. Ata duan të marrin tokat tona ky është problemi.  

Unë nuk bëj mbrojtje për asnjë person. Përpara dy ditësh një kompleks këtu është rrafshuar i gjithi.  Para 4 ditësh hodhën bombë në mes të tregut. Komshia ime që punonte në një ambulancë ishte vrarë dje.

Këta njerëz nuk duan paqe, ne duam paqe.   Të gjithë njerëzit në Gaza janë të rrezikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy