Me qindra hektarë pyje dhe pisha janë shkrumbuar nga zjarri që përfshiu njësinë administrative të Orshit në Mirëditë mbrëmjen e së shtunës. Zjarri ka shkuar shumë pranë banesave por fatmirësisht forcat zjarrfikëse kanë arritur t`i izolojnë flakët në kohë.
Sakaq autoritet për arsye sigurie kanë evakuar disa familje. Aktualisht situata është nën kontroll.



