Mbledhja e radhës e Asamblesë Kombëtare të PS-së do të shqyrtojë edhe propozimin për shkarkimin e ish-deputetit të qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, nga detyra e sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin. Propozimi për mbledhjen e së premtes është futur në rendin e ditës pas vendimit të marrë nga kryesia e socialistëve më 5 dhjetor.
Sipas “BW”, që u referohet burimeve brenda PS-së, arsyeja e këtij propozimi motivohet me moskryerjen e detyrës së Sekretarit për Reformën Strukturore nga ana e Kokëdhimës. Po kështu pohohet se ish-deputeti socialist nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje kryesie.
Kokëdhima ka mbajtur në Ps edhe postin e koordinatorit për rajonin Vlorë-Gjirokastër, por është shkarkuar nga ky post kohë më parë.



